Dosja e Rrumit/ Kush është “i gjati” që dha OK për investimet te Kepi i Rodonit

Dosja e Rrumit/ Kush është “i gjati” që dha OK për investimet te Kepi i Rodonit

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme për Aleksandër Lahon (Rrumin e Shijakut) dhe personave të tjerë të dyshuar si pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal, përmendet një bisedë me sfond tejet interesant.

Vëllai i Rrumit, Vullnet Muça, diskuton me një person ende të paidentifikuar në platformën e koduar SKY, për një investim në një sipërfaqe 500 hektarë, në zonën e Kepit të Rodonit.

“Shoku, ka fol ky robi me këtë të Gjatin dhe i ka dhënë OK. Do të na orientojë tek një arkitekt, besoj, dhe ulemi flasim tani nga java e par e janarit”, thuhet në bisedën e datës 25 dhjetor 2020.

Prokuroria e Posaçme ende nuk ka arritur të identifikojë bashkëbiseduesin e Vullnet Muçës dhe, mbi të gjitha, nuk ka arritur të identifikojë se cili është “I Gjati” që ka dhënë OK për investimin gjigant në Kepin e Rodonit. Megjithatë, duket qartë që “I Gjati” duhet të jetë një zyrtar i fuqishëm, që ka në dorë të vendosë ose të ndikojë për leje ndërtimi të rëndësishme.

Hetimet e ndryshme të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), sidomos ato për korrupsion, deri më tani, kanë arritur të zbulojnë kryesisht zyrtarë “të shkurtër”, si ish-kryebashkiakët i Durrësit, Vangjush Dako, kolegët e tij Fatos Tushe e Lefter Alla në Fier e Bulqizë apo edhe deri tek më i fundit, Erion Isai (Çuçka), kryetar i Bashkisë së Kolonjës.

Duke qenë se SPAK-u nuk arrin ta ngrejë kokën lart, për të gjetur “të Gjatë” me pushtet, në vijim është një listë e tyre:

Blendi Klosi është i gjatë. Ilir Beqja është gjithashtu i gjatë. Ca nga këta ministrat e rinj janë të gjatë.

A mund të jetë ndonjëri prej këtyre “i Gjati” që kishte në dorë të jepte lejen për investimin e Rrumit tek Kepi i Rodonit?

Apo, për SPAK-un është e mjaftueshme shprehja e kryeministrit Edi Rama se “nuk ka të korruptuar 2 metra të gjatë”?!
Po kush të jetë vallë i gjati në një Shipëri të kërrusur dhe tê shkurtër??!!!
Bold News

Share it :