Pas lajmit për mbylljen e rrjetit social Tik Tok në vendin tonë, rrjeti evropian për sigurinë e gazetarëve, Safe Journalists, ka ngritur shqetësimin se ndalimi i tij rrezikon lirinë e shprehjes. Teksa bën me dije se po ndjek nga afër zhvillimet pas vendimit për mbylljen e Tik Tokut, Safe Journalists bën thirrje autoriteteve të Shqipërisë të rishqyrtojnë qasjen aktuale dhe rekomandon të respektohen standardet e autoritetit të rregullimit të platformave digjitale në Shqipëri.
Rrjeti evropian për sigurinë e gazetarëve, Safe Journalists, ka ngritur shqetësimin se ndalimi i rrjetit social TikTok në Shqipëri rrezikon lirinë e shprehjes. Sipas rrjetit, liria e shprehjes është gurthemel i demokracisë, ndaj u bën thirrje autoriteteve të Shqipërisë të rishqyrtojnë qasjen aktuale dhe të fokusohen në një zgjidhje që balancon sigurinë me mbrojtjen e lirive themelore.SafeJournalists bën me dije se po ndjek nga afër zhvillimet pas vendimit të kryeministrit Edi Rama që Tik Toku të mbyllet nga 2025-a për një vit, teksa rekomandon që të respektohen standardet e autoritetit të rregullimit të platformave digjitale në Shqipëri
Rrjeti SafeJournalists po ndjek nga afër këtë zhvillim dhe thekson rëndësinë e trajtimit të sjelljeve të dëmshme në internet në mënyra që mbështesin parimet demokratike, duke përfshirë të drejtën për lirinë e shprehjes. Platformat e mediave sociale janë bërë pjesë përbërëse e diskursit publik modern dhe çdo kufizim duhet të konsiderohet me kujdes, për të siguruar që ato të mos cënojnë të drejtat themelore ose të krijojnë një precedent për censurë arbitrare
Vendimin për mbylljen e Tik Tok, Rama e mori pak ditë më parë pas sherreve mes të miturve që kishin pikënisjen në rrjete sociale, veçanërisht pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, ndërsa kompania kineze reagoi duke thënë se s’ka gjetur asnjë provë që autori i vrasjes apo viktima kishin llogari në TikTok. Reagimit të TikTok i është kundërpërgjigjur kryeministri Rama, duke thënë se për këtë vendosin autoritetet shqiptare dhe jo kompania kineze.





