Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka i ftuar në News24 tha se deputeti Agron Shehaj është në shërbim të Kryebashkiakut Erion Veliaj
Noka tha se jo çdo njeri, babai i të cilit kapet duke vjedhur qilimat e vilës së Petrit Dumes, konsiderohet i burgosur politik.Noka i drejtoi 3 pyetje Agron Shehaj, për të cilat tha se priste përgjigje nga ai.
A ke ngrënë drekë në Firence me Engjëll Agaçin, Erion Veliajn dhe vëllain e Kryebashkiakut të Tiranës?
A ke biznes me vëllain e Erion Veliajt në Itali?
3-A ju ka sjellë nga Italia Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj dhe të çuan te Lulzim Basha, pasi Edi Rama të refuzoi?
Noka deklaroi se në seancën e fundit plenare, Shehaj duke marrë rolin e opozitarit të opozitës, i ndërpriste fjalën çdo deputeti të opozitës, duke theksuar se nuk ndërhynte te ato të mazhorancës.
Shehaj bëri një tango me Belinda Ballukun, ato janë një, janë Edi Rama. Janë ushtarë të Ramës, janë pushteti dhe lidhja e korrupsionit që i mbajnë bashkë. Pse Shehaj shfaqi gjithë atë dashuri me Ballukun dhe jo me mua?”, tha Noka…
SHEHAJ REAGON NE “ORA NEWS” PER DEKLARATAT E NOKES
Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ishte i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në “Skype”, për t’iu përgjigjur disa pyetjeve që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka thënë në një televizion tjetër.





