Modeli i flokëve të Donald Trump pas një ndeshje golfi ka shkaktuar mjaft reagime në rrjetet sociale. Në vend të flokëve të tij të zakonshëm, presidenti i ri amerikan u shfaq me një model të rinjsh teksa video është postuar fillimisht në ‘X’ nga një prej mbështetësve të tij.
“A po kaloni të gjithë mirë?”, pyeti Trump turmën brohoritëse. “A jeni të gjithë republikanë?”, vazhdoi të thoshte presidenti i ri i SHBA-së nën duartrokitjet e të pranishmëve.
Ndërkohë që mbetet e paqartë nëse Trump ka ndryshuar modelin e flokëve apo nëse imazhi është rezultat i kapelës së golfit që mban, reagimet kanë qenë të ndryshme.
Disa argumentuan se pamja e re është më elegante, të tjerë thanë se e bën atë të duket më i ri.





