Plasin/ Astiri në mes të vapës, ujërat e zeza të Lalit mbulojnë rrugët e kryeqytetit

Përtej propagandës së Erion Veliajt, Tirana çdo ditë dhe më shumë zhytet në një kaos të vërtetë për shkak të ndërtimeve pa kriter të kullave dhe infrastrukturës të shkatërruar pothuajse në çdo lagje të kryeqytetit.

Të shumta janë rrugët që çahen nga ndërmarja e ujsjellës-kanalizimi dhe më pas qytetarët dhe banorët kalojnë një kalvar vuajtjesh ku përdit duhet të ecin në baltë, ujë dhe rrugë të shkatërruar.

Duket se edhe në ditë të nxehta vere, rrugët në Tiranë e kanë të pamundur mos mbyten. Kështu ka ndodhur sot, në një zonë të Astirit në kryeqytet, ku uji nga pusetat ka shpërthyer, duke përmbytur rrugët.

Rruga është mbuluar nga ujërat e zeza duke e bërë të pamundur për qytetarët të kalojnë, e po ashtu, duke krijuar vështirësi dhe për makinat.

Qytetarët ndihen të braktisur nga Bashkia e Tiranës, pamjet më poshtë tregojnë se si është katandisur zona e Astirit:

Share it :