Protesta e radhës/ Këlliçi: Të nxjerrim kreun e ‘5D’ dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, nga zyra që ka marrë peng !

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka lajmëruar sërish këtë të hënë për protestën e radhës nga opozita e cila do zhvillohet ditën e enjtë më 11 prill ora 11:00.

 

“Të nxjerrim Veliajn kreun e organizatës kriminale 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, nga zyra që ka marë peng”- shkruan Këlliçi në postimin e tij.

 

Postimi i plotë:

Sërish në protestë përpara Bashkisë Tiranë. Të enjte, datë 11 prill, ora 11:00, të nxjerrim Erion Veliajn, kreun e organizatës kriminale 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, nga zyra që ka marë peng dhe e ka vjedhur me paratë e korrupsionit të tij!

 

 

 

Share it :