Braimllari: Shqipëria në krizë demografike, po lindin më pak bebe se në luftën e dytë botërore

Nga Endrit Braimllari

Vëndi ndodhet në krizë demografike, të dhënat e publikuara tregojnë që në vënd lindin më pak bebe se në luftën e dytë botërore.

 

Në vitin 2023 në Shqipëri lindën 22210 bebe sipas të dhënave të INSTAT, ndërkohë të dhënat tregojnë që dhe në luftën e dytë botërore në Shqipëri ka pasur lindëshmëri më të lartë.

Në vitin 1942 lindën mbi 36 mijë foshnja në një kohë kur numri i grave në moshë riprodhimi ishte më i ulët se sot.

 

Kushtet ekonomike, çmimet e larta të banesave, largimi masiv nga vëndi janë faktorët kryesor të uljes së lindëshmërisë.

 

Rilindja në këto vite varfëroi vëndin dhe largoi masivisht të rinjtë.

Mungesa e politikave që zhvillojnë ekonominë, mungesa e sigurisë publike dhe juridike, mungesa e meritokracisë i detyroi të rinjtë të largohen.

 

Kërkohen politika konkrete me qëllim kthimin e të rinjve në vënd.

Hapjen e vëndeve të reja të punës me paga të mirëpaguara që përballojnë koston e lartë të jetesës dhe krijimin e politikave sociale që krijojnë siguri për një jetë familjare të shëndetshme ku të rritet lindëshmëria.

Share it :