Përfundon pas 11 minutash seanca plenare, opozita bllokoi sërish punimet

Deputetët e opozitës bllokuan sërish punimet e Kuvendit.

Seanca zgjati vetëm 11 minuta.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vetëm sa kaloi për miratim me shpejtësi ligjet në rendin e ditës.

Deputetët socialistë ngritën kartonat mes zhurmës në sallë.

Kurse opozita bllokoi foltoren me disa pankarta.

I pranishëm në sallë ishte kryeministri Edi Rama.

Share it :