Disa vende në Shqipëri kanë mbetur pa energji elektrike ditën e sotme.Pazari i ri, Lapraka, rruga e Elbasanit, Fresku, Komuna e Parisit, rruga e Kavajës, Vasil Shanto, Ali Demi, janë disa nga rrugët e qytetit të Tiranës ku është shkëputur energjia elektrike.Kjo solli që disa seanca gjyqësore të ndërpriten dhe në rrugë shkaktoi një kaos pasi semaforët dolën jashtë funksionit.
Qytete të tjera që ngelën pa energji elektrike përveç Tiranës ishin: Korça, Shkodra, Elbasani, Pogradeci, Durrësi, Lezhë dhe Kukësi.
Mësohet se defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.
Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.
OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.




