Petro Koçi kundër Artan Fugës në komision, Berisha: Rama nuk lejon të diskutohet ligji ‘Gjinushi’

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas skandalit në Komisionin për Median dhe Eukimin, ku deputeti Petro Koçi kërkonte me ngulm që akademiku Artan Fuga të mos ishte i pranishëm në komision.

Përmes një reagimi në Facebook, Berisha shkruan se i Rama nuk lejon Fugën, anëtar i Akademisë së Shkencave që të diskutojë në Komisionin e Medias ligjin ‘Gjinushi’. Kryedemokrati e cilëson një rast të pashembullt në kufijtë e marrëzisë.

Postimi:

Rast i pashembullt! Triumf i arbitraritetit, por dhe marrëzisë!

Rama nuk lejon të thirret në komisionin e mediave për të diskutuar për ligjin ‘Gjinushi’, anëtarin e Akademisë së Shkencave Prof. Artan Fuga! Turp!

Këtu më poshtë keni reagimin e Prof. Fugës për mediat.

Sot ndodhi nje skandal ne mbledhjen e komisionit per median dhe edukimin. Deputeti Petro Koci, duke shkelura rregulloren e Kuvendit, e cila ka force ligjore, te drejtat e mia qytetare, kerkoi me ngulm qe une, Artan Fuga, akademik, te mos jem pjesemarres ne degjese dhe mos degjohem ne fjalen time ne komision, kur ai te paraqesi projektligjin e tij per ndryshime ne ligjin e Akademise se Shkencave qe ndryshon zgjedhjen e kryetarit te saj.

Kaq shqetesim ka nga fjala e lire e nje akademiku, deputeti Petro Koci? Kaq lehte mund te shkeli te drejtat qytetare te nje individi qe ne te drejte te tij interesohet per shkencen, arsimin, kulturen ne vend? Kaq i dobet eshte ai projektligj sa ka deshire te shuaje cdo kritike, duke me hequr pa gjyq te drejtat qytetare, e padegjuar ne historine shtetit shqiptar qe nga koha e themelimit te tij, nga Gjergj Kastriot Skenderbeu, sikur po kerkon zoteria i nderuar, deputeti Petro Koci?

Kam evituar te flas, por per kete teme i lutem mediave audiovizive te me japin mundesi te shprehem!

Share it :