Nga Florian Grove, BILD
Kur një ndeshje botërori është çështja më pak e rëndësishme…
Në ndeshjen mes Anglisë dhe Iranit, me rezultatin 6-2, gjërat u bënë shumë politike në disa raste.
Koha para ndeshjes i përket iranianëve të guximshëm. Aktivistet e të drejtave të grave mbajnë pankarta në tribuna dhe bluza me mbishkrime kundër regjimit shtypës, ku shkruhet: “Gratë-Jeta-Liria” dhe “Irani i lirë”. Në stadium ka shumë tifoze femra. Thuajse të gjitha pa shami. Me flokë të lëshuara dhe me grim. Disa madje tregojnë këmbët.
Gjërat bëhen akoma më politike.
Një protestë e heshtur nga iranianët. Pamjet televizive tregojnë se asnjë lojtar dhe vetëm një ndihmës trajner këndoi himnin e tyre kombëtar. Lojtarët e kishin bërë një gjë të tillë edhe gjatë miqësores me Senegalin në fund të shtatorit- duke kundërshtuar hapur qeverinë e tyre shtypëse ndaj grave pas vdekjeve të pashpjegueshme.
Kjo mund të ketë pasoja. Televizioni iranian ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë të himnit.
Lojtarët mund të përballen me ndëshkime. Në Iran ka spekulime se ata do të ndalohen në vend nëse qëndrojnë të heshtur gjatë himnit. Sipas vlerësimeve të aktivistëve të të drejtave të njeriut, të paktën 360 persona janë vrarë në protestat mbarëkombëtare në Iran deri më tani.
Pak përpara bilbilit final, një tjetër shenjë politike: E gjithë zona e tifozerisë iraniane thërret emrin e Ali Karimit. Ish-ylli i Bajernit tani jeton në mërgim në Kanada dhe konsiderohet një nga zërat më të rëndësishëm në lëvizjen për lirinë iraniane në median sociale.
Në fund ndeshja përfundon me rezultatin 6-2 për Anglinë. Pas gjithsej 117 minutash, gjithçka përfundon.
Ky është suksesi i parë i Anglisë pas gjashtë ndeshjeve radhazi pa fitore. Por bota feston heronjtë e guximshëm të Iranit.





