Grida Duma dha dorëheqjen, mandati i deputetes i kalon moderatores televizive

Pas dorëheqjes së sotme të Grida Dumës nga mandati i deputetes, vendin e saj në Kuvend, sipas renditjes, do ta marrë një tjetër grua, prezantuesja Ori Nebijaj.

Ori Nebijaj ishte e 18-ta në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, në Tiranë. Pavarësisht se mori rreth 5600 vota, ajo nuk u zgjodh deputete përmes thyerjes së herësit dhe demokratët nxorrën 15 deputetë nga kryeqyteti.

Por me ikjen e Grida Dumës ulësen në Kuvend e merr Nebijaj, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet e 25 prillit. Ende nuk dihet nëse Nebiaj do ta pranojë mandatin, pasi ajo momentalisht është moderatore e “Përputhen”.

Një ditë më parë mandatin e deputetit e la edhe demokrati Alfred Rushaj pasi u mësua se ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga mandati për arsye personale, i cili do të zëvendësohet nga Petrit Doda.

Share it :