Një ditë para nisjes së vitit të ri akademik, rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha u ka bërë sërish thirrje studentëve të tregohen të kujdesshëm dhe të zbatojnë masat anti-COVID, për një vit sa më të qetë. “Pas shumë vështirësive të shkaktuar nga virusi COVID-19 ne po kthehemi në auditorë për të vijuar mësim normalisht, një vendim i vështirë por i duhur me bindjen e plotë se ju do të tregoni përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë maksimale për të vazhduar procesin e vaksinimit dhe zbatimin e masave të tjera mbrojtës ndaj virusit”, u shpreh Hoxha.
Ishte parashikuar që viti i ri akademik të niste më 11 tetor, por me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, u përcaktua data 18 tetor, dhe kjo me qëllim vaksinimin masiv të studentëve.
Nderkohe në rrjetet sociale është shpërndarë një poster ku bëhet thirrje për protestë. “Studentë të pavaksinuar që nuk doni të shpoheni me diçka që nuk e dini çfarë është dhe çfarë efektesh afatgjata ka. Nëqoftëse nuk lejnë të huni në auditorë, nëqoftëse nuk ia dilni të futeni në shkollë duke bllokuar bashkërisht dyert, protestë të hënën në orën 10:00-11:00 në sheshin “Nënë Tereza” dhe në orën 11:00 marshim drejt kryeministrisë”, shkruhet në poster.

Ministria e Arsimit: Vaksinohuni
Mnistrja e Arsimit Evish Kushi i ka uruar të gjithëve një vit të mbarë, ndërsa i ka bërë sërish thirrje studentëve të pavaksinuar.
Ministrja është shprehur se vaksinimi është i nevojshëm, pasi universitet nuk formojnë vetëm shkencëtarë por edhe qytetarë të një shoqërie.





