Sipas Çollakut, për shkak të marrëveshjeve dhe borxheve që kanë me botën e krimit, pushteti po krijojnë çdo marifet për të zbatuar këto kontrata me ta.

Çollaku: Të çosh një shkresë të tillë pa vulë dhe pa firmë, kushdo qoftë sherri me presidentin e kryeministrit, duke përdorur kryebashkiakun si mashë. Ne kemi rastin e pastër të Teatrit si vegla pune që i bën Rama. Ky zotëri është në dosjen e përgjimeve të Ndraghetës dhe duhet dhënë përgjegjësi për këto çështje. Për shkak të marrëveshjeve dhe borxheve që kanë me botën e krimit, këta po krijojnë çdo marifet për të zbatuar këto kontrata.

Mosrespektimi i marrëveshjeve, dihet se ka një kuban. Këta e gjejnë dhe e nxjerrën zyrën e FRD-së për 5 minuta se na sollën një dosje të re. Pse është mbajtur për 5 vite kjo godinë? SPAK-u duhet të kishte hapur një procedim penal për këtë rast. Presidenti është drejtuesi i këtij shteti dhe nuk mund t’i shkojë çdo polic që t’i drejtohet në atë mënyrë. Unë befasohem se si këta të SPAK-ut akoma nuk e gjetën këtë drejtorin e rëndësishëm në bashki që del në përgjime me emër mbiemër!

Çollaku shtoi se deklaratat e ambasadores amerikane ishin për tu përshëndetur, por të paplota sepse a figura politike të PS-së duke filluar qysh nga Edi Rama që u duhet kontrolluar pastërtia kriminale.

Çollaku: Deklarata e ambasadores amerikane është për tu përshëndetur, por është e paplotë. Nëse flasim për pastërti të figurave në lista, sa i pastër është vetë kryeministri Rama? Kemi Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj, Ilir Beqajn. Këta njerëz nuk duhet të përfshihen në lista pa u certifikuar si të pastër nga gjykatat. Katër janë personat që ishin të angazhuar për reformën në drejtësi, por këta njerëz janë jashtë listave të PS-së. Në fakt kjo reformë është drejtuar nga një njeri i vetëm, prandaj këta persona janë anashkalaur. Unë në këtë aspekt shoh një mungesë takati nga ana e drejtësisë. Në mosveprim SPAK është bërë palë me qeverinë.