Presidenti Meta përplaset me policët bashkiakë në Tiranë – kjo ka qenë një nga temat e trajtuara në studio. “U ndjeva i ofenduar që një nga ata injorantët aty e shtynë presidentin, e prekën, presidenti është i paprekshëm. Në momentin që shtyhet presidenti, shtyhet Republika. Unë u kënaqa se e bëri, i dha një akt të fortë simbolik zbatimit të ligjit në Shqipëri. Ai bën punën e tij, presidenti bën reagimin e tij. Sot presidenti na dha një shembull që njerëzit duhet të lëvizin”, u shpreh Arjan Çuri.