“Uragan” ndërkombëtar kundër Ramës, njeriu anti-Evropë i demaskuar botërisht!

EDITORIAL

 Shkruan- Gëzim Saliu  

Për herë të parë në këto 7 vite pushtet, kryeministri Edi Rama po ndjehet tërësisht i izoluar. Kjo, jo si pasojë e bllokimit që na ka bërë Bashkimi Evropian pas strategjisë së dështuar të shtetit me pandeminë, por secifikisht prej furtunës së reagimeve kundër tij nga SHBA, BE e veçanërisht Bundestagu gjerman dhe Parlamenti Evropian.

Rama sot është thellësisht i vetëm, pa aleatë, i përçmuar nga ndërkombëtarët, i frikësuar nga opozita dhe i trembur nga reagimi popullor me votë në zgjedhje!

Sot si kurrë më parë, Rama është i akuzuari numër një nga partnerët si prishës i marrëveshjes për reformën zgjedhore, një ndër kushtet kryesore për nisjen e konferencës s ëparë të negociatave me Bashkimin Evropian.

Kryeministri po shihet nga mbarë shqiptarët si njeriu që po mbyll dyert e vendit drejt aspiratës evropiane. Ishte ai që dështoi për 4 vite me radhë për hapjen e negociatave e ndërsa këtë mars kur BE vendosi hapjen e tyre shoqëruar me 15 kushte, kryeministri duket se po bën çdo gjë që ëndrra e shqiptarëve mos bëhet realitet. Padyshim, monitorimi evropian nuk mund të interesojë një kryeministri autokrat që shkel Kushtetutën ditën për diell!

Por përtej planit djallëzor për mbajtjen larg të vendit nga Evropa, tani Ramën po e shqetëson karrigia e pushtetit që gjithnjë e më shumë po bëhet i vetëdijshëm se e ka të humbur në zgjedhjet e ardhshme. Për të shuar etjen e tij për pushtet, kryeministri arriti deri aty sa të grisë një marrëveshje të garantuar nga SHBA e BE, ende pa ju tharë njolla firmave në letër.

Ishte ndër rastet e rralla kur Sekretari Amerikan i Shteti përshëndet një marrëveshje, sic ishte rasti i konsensusit të arritur mes palëve në Këshillin Politik në 5 Qershor. Ai foli qartë dhe kërkoi votimin e marrëveshjes në Kuvend.

Por Rama nuk hoqi dorë nga plani i tij për sabotimin e saj. Fillimisht përdori patericën e Rilindjes, opozitën parlamentare për planin e tij. Kur pa se reagimi erdhi gjithnjë e në rritje nga ndërkombëtarët, doli vetë haptazi kundër duke folur për sovranitet! Është pikërisht ky Edi Ramë, që nsa herë e pyesnin për pretendimet e opozitës gjatë debateve për reformën në drejtësi deklaronte me pathos: “ATA (opozita) nuk e kanë fare çështjen me ne (PS), por me SHBA e BE. Në rast se bien dakord me partnerët, votojmë çdo ndryshim të paketës”.

Po sot pse Rama është bërë armik me ndërkombëtarët dhe po gjen strehë të sovranizmi?

Ka dy arsye kryesore:

E PARA- Frika e humbjes së pushtetit, është arsyeja kryesore e reagimeve të tij. Lidhja me Ramës dhe sovranizmit është zero. Nuk mund të presësh nga Edi Rama që të përfaqësojë sovranitetin e vendit, kur ai është porositësi i ‘vrasjes’ së shtetit ligjor.

E DYTA- Rama është thellësisht i tmerruar nga e gjitha vala ndërkombëtare kundër tij. Kryeministrit nuk i bëhet vonë fare për negociatat, madje as e do përparimin e vendit drejt BE-së. Por halli i tij është vënia në target nga partnerët si njeriu që po bllokon integrimin. Kjo e bën atë të shihet në popull si njeriu anti-evropë!

SHBA e kërkon si kurrë më parë. Komisioneri për Zgjerimin ka folur qartë. Bundestagu e ka thënë troç. Parlamenti Evropian e ripërsëriti sot: Votoni konsensusin e 5 Qershorit, çdo ndryshim i tij, rrezikon negociatat!

Kryeministri mund të luajë sa të dojë me idenë e Parlamentit sovran, por fundin e tij e ka të shkruar që sot. Tregues janë të gjitha vendimet e tij, vërtetues i fatit të tij është ‘uragani’ perëndimor që soT si kurrë më parë po i pohon; NDALE MARRËZINË!

 

Share it :