Berisha: Urime Maqedonisë për zgjedhjet me standarde ndërkombëtare

Ish-kryeministri Sali Berisha nepermjet nje postimi ne Facebook, ka uruar Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet me standarde ndërkombëtare të organizuara nga forcat politike.

Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Urim!

Miq, Maqedonia e Veriut zhvilloi dje zgjedhje parlamentare, të cilat sipas lajmeve respektuan standardet ndërkombëtare.

Me këtë rast një urim të sinqertë për të gjithë ata që organizuan dhe morën dje pjesë në këtë proces.

Një urim të përzemërt për forcat politike shqiptare anëtarët, mbështetësit dhe lidershipin e tyre për rezultatet dinjitoze, suksesin e vërtetë që arritën në këto zgjedhje.

Në veçanti uroj Kryetarin e BDI-së, zotin Ali Ahmeti, të cilit pata rastin ti shpreh në një bisedë telefonike urimin tim më të mirë për fitoren e rëndësishme dhe bindëse që BDI arriti nën udhëheqjen e tij në këto zgjedhje.

Share it :