“Tatuazhin që Jozef Aleksandër tregon në llërë ia kanë bërë nazistët në kampin e shfarosjes në Aushvic”!

Nga Armir Shkurti

 

As më pak as më shumë s’është leja për të dalë nga shtëpia në portal të e-Dramës. Këtë rradhë jo me bojë e gjilpërë në krah por në mënyrë dixhitale.

PSE ËSHTË DEPERSONALIZIM?

Tirana ka rreth 1 milion banorë. Sikur vetëm 1% të kërkojë leje i thonë 10 mijë vetë në ditë. Për bukë, për ilaçe, për doktor…kush i verifikon dot?

Nëse askush, atëhere qëllimi është thjesht që ta njohë qeni të zotin. Që të keshë frikë e të ndjesh faj që kur hap sytë deri kur fle. Që të presësh dënimin çdo sekond e të jeshë i lumtur kur ia hodhe. Që të ngulësh mirë në ndërgjegje, por më fort nën të, se je një insekt në dorë të pushtetit.

Këta (minimumi) 10 000 tiranas në ditë që gjezdisin, në sebep të ilaçit, gjizës a brekëve që do blejnë mbarojnë gjithë punët e qejfet e tjera nën atë leje. Shumë prej tyre me vetëdijen e skuthit, gënjeshtarit, dredharakut që pushteti i detyron të bëhen. E pamundur ta vetifikojë asnjë pushtet respektimin e lejes. Po pse pushteti këmbëngul në një gjë për të cilën është i paaftë e i pamundur ta verifikojë?

PO JA PRA!! QË TI TË NDJEHESH VEMJA GËNJESHTARE, PA PERSONALITET, QË GËNJEN E BËN HILE, ME LEPURIN NË BARK SE PO TË KAPËN JE KREJT NË DORË TË TYRE! TA NXIJNË JETËN OSE TË MËSHIROJNË!

Asnjë efekt praktik deri më sot nuk ka provuar se ka “tatuazhi” e-Drama

Share it :