Bashkëshortja e kryetarit të opozitës, Aurela Basha nuk mungon në asnjë protestë. Ajo shfaqet gjithmonë pak para kamerave dhe aparatëve fotografikë. Zonja Basha nuk gjendet asnjëherë në ballë të tribunave, por zgjedh të jetë mes protestuesve të thjeshtë duke protestuar bashkë me ta.

Në foton e siguruar nga BalkanWeb shihet sesi ajo është e veshur sport mes mijëra protestuesve të thjeshtë të opozitës dhe të PD.






