“Nuk mbaj mend çfarë kam thënë”/ Debati Fevziu-Rama: Pse qorra janë te Bildi?

Ka nisur me debat mbrëmja e sotme në ’Opinion’ ku i ftuar ka qenë kryeministri Edi Rama. Që në nisje të emisionit Rama ka komentuar shkrimin e prestigjiozes gjermane BILD, ku dhe ai si vartësit e tij deklaroi se është një shkrim i paguar.

Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i Fevziut i cili i ka thënë se një media si Bild nuk mund tu referohet vetëm thashethemeve, pasi ata janë gazetarë profesionistë.

Kjo ka bërë që Rama të lëshojë dhe njëherë gjuhën ndaj ish-ministrit të tij Ylli Manjani, dhe gazetarit Basir Çollalku, të cilët i ka etiketuar dhe si autorët e shkrimit.
Pjesë nga debati:

Rama: Bildi është tabolid, skam me Bildin asgjë fare. Këtë e ka shkruar Manjani dhe Pastref si e ka ai Çollaku. Janë këta që janë furnizuesit dhe autorët e këtij teksi

Fevziu: Pse qorr janë te Bildi?

Rama: Po të them që Bildi ka bërë një publikim bazuar në këto burime. Shqiptarët e dinë shumë mirë se çfarë përfaqësojnë këta njëri i tv Shijakut tjetri i tv partisë. Gazetari ka marrë burime dhe ka publikuar lajmin.

“Gazetari i Bild ka marrë këto burime të shquara dhe i ka publikuar. Nëse nga dhjetra mijëra bisedë më kërkoni këtë fjali specifike nuk di të them. Kurrë nuk ka ndodhur të merrem me këto pisllëqe që kanë marrë to pastrojë ata që janë shkaku kryesor i këtij pisllëku në Shqipëri”, tha Rama     

Share it :