Detajet nga përplasja me armë në lagjen “Don Bosko” të Tiranës

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur banorët e zonës së “Don Boskos” në Tiranë mbrëmjen e së martës.

Në një reagim të saj policia thotë ngjarja ndodhi rreth orës 21:20, pas një konflikti  ndërmjet shtetasve B.Z. dhe J.K. Ka qenë B. Z. Ai që ka gjuajtur një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas të dy shtetasit janë larguar.

Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë pistolete.

“Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij konflikti, kapjen e shoqërimin e shtetasve në konflikt si dhe  për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit”- thotë policia.

Share it :