“U zhduk” prej një jave, Rama festoi Krishtlindjen me Sal Rusin dhe mikun e afërt të Sorosit 28/12/2017

Prej disa ditësh kryeministri Rama ndodhej jashtë vendit. Nga ana e kryeministrisë nuk pasi asnjë njoftim në lidhje me vizitën e Ramës jashtë vendit.

“PUBLIK.live” shkruan se Edi Rama në SHBA, ka festuar Krishtlindjen nën shoqërinë e “konsullit” të vet, Sal Rusit. Sal Rusi është milioneri shqiptar që jeton në “Staten Island “në Nju Jork në një prej vilave më me histori që ka pasur metropoli i botës. Thuhet se Rama ka miqësi të vjetër me bosin e pastrimit të gratacielave në Nju Jork dhe është takuar edhe herë të tjera me të.

“Publike.live” shkruan më tej se kryeministri Rama e ka shpallur publikisht në Nju Jork, në një takim vjetor organizuar nga KKSHA biznesmenin shqiptaro amerikan Sal Rusi si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në SHBA, megjithëse kjo gjë nuk është realizuar asnjëherë.

Po kështu në këtë takim në krah kryeminiatrit Rama është dhe nje serbo-malazes i cili quhet  Mirsad Velic  ne  USA mban emrin   Mike Velic.

Miqësia e serbit me Sal Rusin dhe afërsia me Xhorxh Soros ndoshta  ka mbledhur bashkë me ta edhe Kryeministrin shqiptar i cili thuhet se po i qendron afer miliarderit amerikan Xhorxh Soros, pasi ky i fundit është shumë sëmurë dhe mjekët nuk i kanë dhënë shpresa. (J.V/Faxweb)

 

Share it :