Debati për Kryeprokurorin e ri vijon të jetë i nxehtë mes maxhorancës dhe opozitës, ku kjo e fundit e quan veprim antikushtetues zgjedhjen e një Kryeprokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm.
Opozita po ashtu ka bojkotuar ditën e djeshme seancën dëgjimore të 7 kandidatëve për këtë post.
E ndërsa në një lidhje direkte gazetarja Klodiana Lala tha se në Prokurori flitet për kandidatin të cilin Partia Socialiste do ta zgjedhe për këtë post.
“Nga burimet nga Prokuroria thuhet që Arta Marku është kandidatja për të qenë Prokuroria e Përkoshme. Mua më kanë konfirmuar faktin që gëzon mbështetjen e socialistëve, ka mbështetjen e Felaj, dhe ka një miqësi edhe me Ulsi Manjën. Madje, Manja ka qenë një ndër personat, që e ka mbështetur fort emrin e Arta Markut,” tha Lala.





