FOTO/ Mbushi ‘Benz’-in me euro false, arrestohet i riu nga Tirana. Emri

Paguan në një pikë karburanti, me një kartëmonedhë 100 Euro të dyshuar si të falsifikuar. Ndërsa gjatë kontrollit në mjetin e tij, iu gjetën edhe 500 Euro të tjera të dyshuara si të falsifikuara. Kështu është arrestuar një i ri në Pogradec.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit   Xhon Zeqollari, 22 vjeç, banues në Yzberisht-Tiranë, njofton Policia.

Arrestimi i tij u bë pasi, ka shkuar pranë një pike karburanti në Pogradec, me mjetin tip “Benz” me targa TR 9831T, për t’u furnizuar me karburant dhe ka kryer pagesën duke përdorur një kartëmonedhë me prerje 100 Euro të dyshuar si të falsifikuar.

Gjatë kontrollit të mjetit të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjithashtu kanë gjetur edhe 5 (pesë) kartëmonedha të tjera, të prerjes 100 Euro, të dyshuara si të falsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale iu bllokuan kartëmonedhat e gjetura, si edhe mjeti i mësipërm.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.

Image

 

Share it :