Kryemadhi uron PD: Dhjetori ’90, mësim si rrëzohen diktaturat!

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka uruar sot 27 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Kryemadhi i ka uruar suksese veçnërisht liderit të saj Z. Lulzim Basha.

Sipas saj “PD lindi si nje nevoje per ndryshim. Kjo eshte dite reflektimi per rrugen e Shqiperise qe nga ai dhjetor e deri tani. PD ka luajtur nje rol te spikatur ne mazhorance dhe ne opozite. Opozita Shqiptare sot perballet me sfida te ngjashme me ato te nentorit te 90. Dhjetori i 90 eshte nje mesim si rrezohen diktaturat”.

Share it :