LSI mbledh Komitetin Kombëtar, Kryemadhi: Duhet opozitë e fortë! Shteti i kapur nga krimi po ecën në drejtim të paditur

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbledhur Komitetin Kombëtar Drejtues të LSI.

Kryemadhi tha se, LSI do të përqafojë një model të ri politik. Sipas saj, Krimi po kap strukturat e policisë dhe drejtësisë, duke rrezikuar seriozisht të ardhmen e vendit.

“Duhet një opozitë e fortë. Një model i ri ku qytetarët duhet të mbështeten. Vendi po ecën në drejtim të paditur, i drejtuar nga krimi. Në kuvend po ndërpritet fjala e deputetëve, çka ngjan me zanafillën e sistemit komunist të viteve 1945, kur u hoq fjala e lirë.Vendi rrezikon ti rikthehet diktaturës nëse nuk ndërrohet kurs. Zgjedhjet e 25 qeshorit u manipuluan dhe ishin dëshmi e qartë se krimit ndikoi në proçesin zgjedhor”, tha Kryemadhi ndër të tjera.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Kombëtarë të LSI, pritet të ketë dhe rifreskim të strukturave të kësaj force politike.

Share it :