Ata nuk janë fajtorë dhe mund të mos jenë në dijeni se nuk e kanë përmbushur ende dënimin. Megjithatë kjo është në varësi të secilit rast”, është shprehur Ministria e Drejtësisë në Britani, pas lajmit se 71 të burgosur janë liruar gabimisht.
Burgjet në Britani janë gjithnjë të kritikuara për shkak se kanë mungesë fondesh, kushte jo shumë të mira, mbipopullim, shkurtim stafi dhe ka qindra raste kur të dënuarit denoncojnë dhunën.
Statistikat e fundit të bëra publike për Anglinë dhe Uellsin kanë treguar se 71 të burgosur janë liruar gabimisht, numër që ka thyer edhe rekordin e 2006-ës.
Të burgosurit u liruan si shkak i gabimeve të ndodhura më shumë se një herë në javë, ku 558 prej tyre u liruan në burg dhe 13 tjerë u liruan gjatë transportimit për në gjykatë. Të paktën 15 të tjerë u arratisën nga 4 burgje, 11 nga eskortat e shoqërimit. Por, megjithatë asnjë prej të liruarve nuk futen tek kategoritë e të rrezikshmëve për shoqërinë.





