Skënderbeu ka luajtur sot në Çeki ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues ndaj skuadrës së Mllada Boleslav. Pasi kaluan Sant Hulian dhe Kairat Almatin, korçarët synonin një tjetër triumf ndaj kundërshtarit të radhës, por u mundën me rezultatin 2 me 1.
Trajneri Ilir Daja vijoi pa shërbimet e Sabien Lilajt, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e kthimit ndaj kazakëve të Kairatit, si dhe pa sulmuesin malazez Goran Vujoviç, i cili është i dëmtuar.
Komenti minutë pas minute
90+3′ Përfundon takimi.
88′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Osmani, në fushë Dita.
87′ Janosh shënon një supergol për Mlladën pas një goditjeje me thembër në brendësi të zonës.
86′ Shënon Skënderbeu. Latifi tenton me një goditje nga jashtë zonës dhe topi devijohet nga një mbrojtës i Mlladës dhe përfundon në portë.
84′ Gavazaj tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.
81′ Shkodra ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por topi kontrollohet pa vështirësi nga portieri Divish.
80′ Membrahtu lë pas mbrojtësat korçarë në një duel shpejtësie dhe futet në zonë duke tentuar portën, por goditja e tij e rrezikshme ndalet nga Shehi.
78′ Mllada Boleslav kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Prikril, në fushë Janosh.
78′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Muzaka, në fushë Shkodra.
77′ Membrahtu tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por Shehi kontrollon pa problem topin.
75′ Membrahtu tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë afër me shtyllën.
72′ Gavazaj tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.
71′ Radas ndëshkohet me karton të verdhë pas një reagimi nervoz ndaj kundërshtarit i cili shkaktoi faull.
68′ Mllada Boleslav kryen zëvendësimin e parë. Largohet Shramosta, në fushë Magera.
67′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë. Largohet Taku, në fushë Muzaka.
63′ Plaku ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.
61′ Membrahtu tenton me një goditje të rrezikshme me kokë brenda zonës, por topi del jashtë ngjitur me shtyllën.
53′ Matejovski tenton me një goditje nga larg, por Shehi kontrollon topin duke larguar rrezikun.
51′ Kalojnë në qetësi këto minuta të para të pjesës së dytë teksa mungojnë rastet e rrezikshme për gol.
46′ Fillon pjesa e dytë. Mllada Boleslav luan topin e parë.
45+3′ Mbyllet pjesa e parë.
45+1′ Nimaga ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.
42′ Mllada Boleslav kalon në avantazh. Mici gabon me largimin e topit brenda zonës, duke i dhënë një mundësi të artë Shramostës i cili i vetëm përballë Shehit ka realizuar pa vështirësi një penallti në lëvizje.
33′ Lojë e qetë gjatë këtyre minutave teksa mungojnë rastet e rrezikshme për gol.
21′ Rada tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi ndalet në traversë. Latifi më pas bën një kundërsulm të rrezikshëm individual, por pengohet në hyrje të zonës dhe arbitri akordon faull për Skënderbeun.
13′ Gabim i mbrojtjes së Skënderbeut dhe Golgol Membrahtu del i vetëm përballë Shehit duke patur një rast të artë, por topi i goditur prej tij prek trupin e portierit të korçarëve dhe devijohet në goditje këndi.
12′ Nimaga tenton me një goditje nga jashtë zonës, por portieri Divish kontrollon topin pa asnjë problem.
6′ Shramosta tenton me një goditje të rrezikshme nga hyrja e zonës, por Shehi reagon në kohën e duhur duke grushtuar topin për ta devijuar në goditje këndi.
2′ Shramosta nuk arrin të devijojë dot si duhet brenda zonës dhe Shehi largon rrezikun duke kontrolluar topin.
1′ Fillon ndeshja. Skënderbeu luan topin e parë.
MLLADA BOLESLAV – SKËNDERBEU 1-0
Mllada Boleslav: Divish, Fabian, Dagllas, Çmovsh, Fleishman, Prikril, Matejovski, Rada, Maresh, Golgol Mebrahtu, Shramosta
Trajner: Dushan Uhrin
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Muzaka, Osmani, Nimaga, Taku, Plaku, Latifi
Trajner: Ilir Daja
Gjyqtar: Alan Mario Sant (Maltë)/panoramasport/





