Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për një çift bashkëshortësh pasi akuzohen se ushtronin dhunë ndaj prindërve (vjehrrit).
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nën hetim janë shtetasit A.H dhe L.H, vjeç 50 dhe 38 vjeç. Ndaj çiftit të moshuar është dhënë edhe urdhër mbrojtje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.H dhe L.H, vjeç 50 e 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, në mënyrë të vazhdueshme ushtrojnë dhunë fizike ndaj prindërve (vjehrrit) B.H e V.H vjeç 87 e 77, të cilëve u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.





