Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar sot ndaj deklaratave të Kryeministrit, Edi Rama në Berat.
Në një shënim në Facebook, Kryemadhi i kujton Kryeministrit se forca e opozitës së re të vendit bazohet tek mbështetja e qytetarëve.
“Klithma e popullit të varfër, forca jonë, makthi yt”,- shkruan Kryemadhi në Facebook.
Më herët edhe kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për akuzat e Edi Ramës ndaj ish-aleatëve të koalicionit. Në një takim të zhvilluar sot në Berat, Rama ka folur për opozitën e LSI-së dhe akuzat që janë bërë ndaj tij. Si në çdo fjalim, Kryeministri foli për timonin dhe tepsinë. Pas deklaratave të Edi Ramës ka ardhur dhe reagimi i ashpër i Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Ky Rama është kryeministër i drejtorëve, i timonit, tepsive dhe tiganëve, se për damllanë e Triestes, nga ku u kthye zbathur pa asnjë projekt, nuk qenka ky kryeministër. Dembel pa shërim, mendje djerrë nga idetë dhe llafazan ambulant: ky është kryeministri ynë, ndaj shihni punën e mos vrisni kohën ta dëgjoni!”,- shkruan Petrit Vasili në Facebook.





