Kryeministri Edi Rama ka komentuar sjelljen e Ilir Metës që megjitëhse si President i zgjedhur u angazhua fuqimisht në fushatë elektorale.
“Presidenti i zgjedhur është i zgjedhur, vjen tamam nga opozita, se me parë ishte gjysë për gjysëm. Nuk merren me ca u fol. Është çështje shteti dhe jo personash, pavarësisht nga sjellja e presidentit sidoqoftë respekti për institucioneve të vijë i pari dhe i pari duhet ta respektojë. Nuk e kam vënë ndonjëherë në dyshim që do të mungoj në seancën e betimit të Ilir Metës si president” – tha Rama në një intervistë për Top Story.





