Në Shqipëri Romët dhe Egjiptianët njihen si grupe vulnerabël në shoqëri për shkak të problemeve të njëjta që u përkasin,gjithmonë në kohët e fushatave pushtetarët shkojnë për ti vizituar dhe gjithmonë kanë nga një premtim për ti thënë,por që premtimet nuk janë mbajtur asnjëhërë. Gazeta Standard ka udhëtuar në Korçë për tu njohur me Shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri” për problemin që kanë vite që nuk e kanë zgjidhur,behët fjalë për segregimin që i’u është bërë 283 fëmijëve Rom dhe Egjiptian në këtë shkollë . Znj.Eva Tare aktiviste e Shoqërisë Civile na tregon përpjekjet që janë bërë për të zgjidhur këtë çështje.
1-Kush është historia e Shkollës “Naim Frashëri”?
Shkolla Naim Frashëri është një shkollë 9-vjeçare që ka qenë e ngritur para demokracisë, në kohën e monizmit kjo shkollë edhe pse ka qenë pranë komunitetit Rome dhe Egjiptian frekuentohej nga të gjithë pa patur asnjë lloj diskriminimi,Shkolla gjendet në periferi të qytetit të Korçës.
Njihet si shkolla “Roma dhe Egjiptiane”,sepse janë 283 fëmijë të kësaj shkolle vijnë nga familjet e këtyre dy komuniteteve.
2-Pse është segreguar kjo shkollë, kush janë shkaqet, faktorët që çuan në segregim?
Me fillimin e demokracisë nga viti 1995 me zbatimin e politikave për gjithpërfshirjen në arsim dhe afrimin e donatorëve kjo shkollë filloi të frekuentohej vetëm nga komuniteti Rom dhe ai Egjiptian.Arsyeja e segregimit është kjo: Fëmijët nuk frekuentonin shkollën për shkak të vështirësive ekonomike financiare dhe pamundësisë të mbështetjes nga prindërit ata filluan ta braktisnin atë dhe të dilnin në rrugë ose të punonin
Për këtë arsye nga donatorët filoi t’u jepej një paketë ushqimore,kjo bëri që edhe fëmijët e tjerë te cilët nuk qenë pjesë e kësaj zone të frekuentonin këtë shkollë duke bërë kështu largimin e pjesës tjetër dhe në këtë mënyrë nga viti në vit kjo shkollë u kthye në segreguese.Ky ishte një faktor por tjetri është për shkak të lëvizjes demografike një pjesë e maxhorancës është larguar nga kjo lagje dhe është shtuar me popullsi rome dhe egjiptiane.
3-Ju si Shoqëri Civile në Korçë çfarë hapash keni ndjekur për ta zgjidhur këtë çështje?
Si fillim kjo çështje është ngritur në tryezat e ndryshme por nuk mund të bëhej asnjë gje.
Kemi zhvilluar takime me vete prindërit të cilët kanë qenë dakort që kjo shkollë të ishte si gjithë te tjerat.Më pas me ndërhyrjen tonë si organizatë shumë fëmijë janë larguar nga kjo shkollë dhe janë çuar nëpër shkollat që janë afër zonave ku ata banojnë.
Këto kanë qenë hapat e parë, duke parë që kjo rutinë po behej tepër e “mërzitshme “dhe problematike,në nje takim me prindërit e këtyre fëmijëve kjo problematikë u ngrit pranë Organizatave të shoqërisë civile për të drejtat e njeriut të cilët e panë si një çështje tepër te rëndësishme dhe e mbeshtetën per ta zgjidhur,paralel me ta kjo çështje u kalua tek Europen Roma Right Center ERRC) si dhe komisioneri për mbrojtjen e diskriminimit
Nga ne është dërguar një letër pranë tyre të cilët më pas e kanë dërguar kete çështje në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve (MAS),ne kemi dërguar sugjerimet tona drejt MAS që janë:
- Rikonstruksion i plotë i kësaj shkolle.
- Hapja e një mense jo vetëm tek kjo shkollë por edhe tek shkollat e tjera ku ka fëmijë me probleme sociale në mënyrë që të mos duket diskriminuese .
- Udhëzim i veçantë që fëmijët të frekuentojnë shkollën ku jetojnë,që do të thotë edhe ajo pjesë maxhorance që është të mos largohet në një shkollë tjetër por të vijojë shkollën aty.
- Futja e kulturës Rome dhe Egjiptiane nëpër shkolla.
4-A ka ndonjë përgjigje zyrtare nga Bashkia Korçë dhe Ministria e Arsimit për këtë çështje, a do mari hapa për ta zgjidhur?
Shpresojmë që tani me përgjigjen që na ka dërguar Ministria të bëjmë diçka të mirë në ndihmë të fëmijëve dhe të komunitetit.
Rikonstruksion i plote i kësaj shkollë është hapi i parë,si dhe hapja e mensës.
5-Po familjet e nxënësve si shprehen, janë dakord më këtë segregim, a ka pasur nxitje nga familjet për ta zgjidhur, dhe ku ka ngecur procesi?
Ashtu si thashë edhe me lart janë vete prindërit të ndërgjegjësuar të cilët e kanë ngritur këtë çështje,ata janë takuar me përfaqësues të ERRC dhe kanë qenë të gatshëm që kjo çështje të shkojë në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasbourg në rast se vullneti i pushteteve Qëndrore dhe lokale nuk do ta zgjidhin këtë çështje.






