Sigurisht, nuk po flasim se mbathjet dhe sutjenat nuk duhen përdorur. Por, kur i blini, ja disa këshilla që duhen marrë parasysh:
Nëse përdoren shumë shpesh, mbathjet korse, tepër të shtrenjta për Brixhit Xhons rrezikojnë të shtojnë presionin mbi stomak duke rrezikuar djegien në stomak (urthin) dhe probleme të ndryshme të tretjes, ndërsa ndërsa shtypja e vazhdueshme e nervave mund të sjellë dhimbje dhe mpirje të gjymtyrëve.
Fërkimi i vazhdueshëm në të qepurat e mbathjeve (që jo rrallë preferohet të jenë prej materiali sintetik), mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës, duke u dhënë mundësi baktereve të shumohen, duke rrezikuar kështu krijimin e infeksioneve urinare, shumë të sikletshme. Nuk këshillohet përdorimi i shpeshtë i tyre.
Mbi 70% e grave veshin sutjena në numrin e gabuar dhe kjo bën që shpesh të kenë pasoja në shpinë, qafë e gjoks duke krijuar probleme me qëndrimin dhe qarkullimin e gjakut, vështirësi në frymëmarrje dhe acarim të lëkurës. Për të mos harruar pastaj që me kalimin e viteve përmasat e gjoksit ndryshojnë, ndaj është mirë të maten rregullisht dhe të merren sutjena me rripa të gjerë për përdorimin e përditshëm dhe modele që ofrojnë më tepër mbështetje gjatë aktivitetit fizik.
Mbathjet e meshkujve të hapura para
Mbathet e hapura përpara mund të rrisin temperaturën e pjesëve intime dhe për pasojë, të ulin përkohësisht prodhimin e spermës dhe mundësinë e ngjizjes.








