Shumë njerëz fillojnë të kenë probleme kardiovaskulare me kalimin e moshës, prandaj duhet marrin trajtime mjekësore për gjendjen e tyre. Ata mund të përdorin edhe kura natyrale për të parandaluar këto probleme para se gjendja të përkeqësohet edhe më shumë.
Një kurë natyrale për pastrimin e arterieve dhe uljes së nivelit të koleserolit është përzierja e limoni me hudhër.
Përfitimet e kësaj kure
- Eliminon depozitimin e yndyrës së akumuluar në trup.
- Ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e kolesterolit të mirë (HDL).
- Ul numrin e triglicerideve në gjak.
- Parandalon mpiksjen e gjakut.
- Ul tensionin e gjakut.
- Përmirëson funksionimin e mëlçisë.
- Përmirëson funksionimin e veshkave.
- Përmirëson qarkullimin e gjakut.
- Forcon sistemin imunitar.
- Rigjeneron qelizat nëpërmjet vetive antioksiduese
Çfarë ju duhet?
- 4 limona
- 4 thelpinj hudhre
- 3 litra ujë të valuar
Përgatitja:
- Qëroni hudhrat dhe i ndani në gjysmë.
- I lani mirë limonët dhe i prisni në copa të vogla pa ua hequr lëkurën.
- I përzieni ingredientët me ujin e valuar.
- E ndani përzierjen në tre kavanoz dhe i mbushni ato me ujë të ftohtë.
- Mbyllini mirë kavanozët dhe i ruani në frigorifer.
Si duhet ta pini?
Ditët e para duhet të konsumoni një lugë gjelle nga kjo përzierje një gjysmë ore para çdo vakti.
Nëse nuk keni asnjë efekt anësor, mund ta rrisni sasinë në 2 lugë gjelle një gjysmë ore para çdo vakti.
Ky trajtim duhet të zgjasë 40 ditë dhe mund ta bëni njëherë në vit./shendeti.al





