Policia e Tiranës ka mundur të identifikojë pas gati 7 orësh personin e gjetur të mbytur në lumin e Tiranës. Ai është Bajram Lala, 80-vjeç banues në zonën e njohur si Nish Tulla. Kufoma e tij u gjet në Lumin e Tiranës pranë zonës së njohur si Frutikultura.
Burime nga policia thanë se ai kishte dalë të kulloste delet që në mëngjes. I moshuari është identifikuar nga i biri në morgun e Tiranës.
Për identifikimin e tij policia bëri edhe poërshkrimin e veshjes në media në mënyrë të që arrinte te gjetja e të afërmve të tij. Viktima mbante veshur një palë pantallona me ngjyrë të zezë , një triko leshi me mëngë te gjata me ngjyrë të zezë, çizme llastiku, me ngjyrë jeshile. Policia dyshon se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale pasi në trupin e tij nuk janë vërejtur goditje të jashtme.





