Nga të dhënat paraprake mësohet se ndeshja për kualifikimet e Kampionatit Botëror Shqipëri-Maqedoni, do do të zhvillohet nesër. Mendohet që ora që do të luhen 15 minutat e mbetura mund të jetë 12:00-16:00
Është ndërprerë në minutën e ’75 takimi Shqipëri – Maqedoni, për shkak të stuhisë dhe motit të keq.
Takimi, që luhej në stadiumin “Loro Boriçi”, i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2018, u ndërpre me rezultatin 1 – 1.
Shqipëria kaloi e para në avantazh falë golit të Sadikut, në minutën e ‘9 të takimit.
Me nisjen e pjesës së dytë të sfidës erdhi dhe goli i barazimit nga ekipi maqedonas, i realizuar nga Alioski në minutën e ’51.





