Partizani dhe Ferencvarosh përballen mbrëmjen e së mërkurës në “Elbasan Arena”. Takimi i parë i turit të dytë paraeliminator i Championsit zhvillohet në orën 20:00.
Pjesa e parë
Partizani dhe Ferencvarosh e mbyllën në barazim pa gola pjesën e parë. Të kuqtë dominuan në minutat e para të lojës duke rezikuar edhe golin, ndërsa hungarezët u shfaqën disi më të tërhequr. Trashi ishte pranë golit në minutën e katërt kur gjuajti nga jashtë zonës, por portieri Dibusz largoi topin në goditjë këndi.
Miqtë morën në dorë frenat e lojës në gjysmën e dytë të pjesës së parë, duke iu afruar golit kryesisht në fundin e saj.
Partizani i rikthehet pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve pas një mungese 23-vjeçare.
Të kuqtë vijnë në këtë fazë jo si fitues të titullit, por në vend të Skënderbeut që është pezulluar për një vit nga UEFA, i dyshuar për trukim ndeshjesh.
Një ditë më parë hungarezët u shprehën se kërkojnë një rezultat pozitiv në Elbasan për ta bërë ndeshjen e kthimit më të lehtë, ndërsa “të kuqtë” e pranojnë se përballë tyre kanë rivalë të fortë, por kanë shtuar se nuk luajnë për t’u mbrojtur.
Pak minuta para fillimit të sfidës u publikuan edhe formacionet zyrtare.
Luhet pjesa e parë:
Partizani – Ferencvarosh 1 – 0
Gol: Fili 47′





