Modeli I ri I propozuar nga SHBA për reformën në drejtësi ka marrë përgjigjen negative sot nga Partia Demokratike.
Ky model sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Arben Ristani është një model që është përdorur nga vendet e dala nga luftëra.
Në një status në facebook ai shkruan:
Gjeografikisht jemi ne Europe, aktualisht edhe kandidat per te qene juridikisht pjese e nje hapesire ku jetojne bashkarisht shoqerite me te zhvilluara europiane.
Modeli i reformes ne drejtesi, ku te huaj, jo shtetas te ketij vendi, te marrin vendime per lirite dhe te drejtat themelore te shtetasve shqiptar dhe keta te fundit, te mos kene as te drejten te ankohen, eshte nje model qe eshte perdorur ne shtete qe kane dale nga luftera. Te vetmet shtete qe kane afersisht zgjidhje te tilla jane Kosova dhe Bosnja ne Europe dhe Sierra Leone dhe ndonje shtet tjeter Afrikan qe vuajne pasojat e luftes dhe qe akoma nuk jane shtete sovrane me gjith kuptimin e fjales.





