Një flamur gjigand kuqezi ka pushtuar rrugët e Tiranës pasditen e sotme.
Qindra tifozë kanë shpalosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë një flamur gjigand, duke parlajmëruar kështu një atmosferë të zjarrtë në sfidën e sotme mes Shqipërisë dhefrancës në marsejë, të vlefshme për grupin A të kampionati Evropian “Francë 2016”.
Sonte gjatë ndeshjes pritet që tifozeria shqiptare në Tiranë të jetë po aq e zjarrtë sa ajo që ndodhet në Marsejë në mbështetje të kombëtares shqiptare në sfidën ndaj Francës mbrëmjen e sotme.
Në Tiranë tifozët mblidhen kryesisht në oborrin e Kryeministrisë ku është vendosur një ekran gjigand ose, në ‘Tirana Fan Zonë’, në sheshin “Nënë Tereza” ku mijëra qytetarë ndjekin çdo ditë ndeshjet e kampionatit evropian.







