Itali/ Grabiste dhe kërcënoi një rumun, vihet në pranga shqiptari

Një 41 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në krahinën e Frosinone, nën akuzën e grabitjes.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka kërcënuar vazhdimisht një 21 vjeçar rumun që t’i jepte para.

Rumuni jeton në Artena. Madje, shqiptari i ka shkuar edhe në shtëpi, duke i kërkuar para, por viktima ka refuzuar pavarësisht opresionit.

Ai është dërguar në qelitë e paraburgimit, ndërsa po hetohet për të zbuluar rastet e tjera.

Share it :