Kompania fituese për projektin e sheshit Skënderbej e njëjta që projektoi edhe shtëpinë e Kryeministrit Rama

Ish-kryeministri Berisha përmes një statusi në Facebook ka denoncuar si abuzues shpalljen fituese të kompanisë për rikonstruksionin e sheshit Skënderbej

Statusi i ish-kryeministrit Sali Berisha

Thjeshtri Rama dhe aferat e tij te medha, tronditese e korruptive me sheshin “Skenderbej”!

Te dashur miq, kompania qe Edi Rama shpalli si fituese te projektimit te sheshit Skenderbej eshte e njejta kompani qe ka projektuar edhe sarajet 58 metroshe te Surrelit.

 

– Kompania qe fiton projektin nga Edvin Rama si thjeshter, ka ne bordero edhe vajzen e gruas se Edvin Rames sic paraqet vete faqja ne internet e kompanise se huaj. Pra, parate qe thjeshtri Rama nxjerr ne mengjes nga buxheti i shtetit i perfundojne ne darke ose kesh ne shtepi ose ne kontot e tij ne offshore.

 

– Nga 3 milione kompani arkitekture qe ka bota, Edvin Rama ka marredhenie te ngushta vec me 3 njerez/kompani dhe ata i leviz njehere njerin si anetar jurie dhe tjetrin si fitues konkursi dhe heren tjeter nderrohen rolet per te njejtin pazar. Kjo perben objekt hetimi penal ne Belgjike, por krenaristet e Tiranes qe ndajne parate e rryshfeteve me Edvinin nuk konsiderojne problem gjasme-konkurset e Edvinit.

 

– Projekti i sheshit “Skenderbej” , te cilin duan t’a shesin per kembesoret, ne fakt parashikon 4 kulla per klientet e Edvinit si ne foton bashkengjitur qe ka publikuar vete kompania e huaj ne fjale. Vecanerisht kulla mes hotel Tiranes dhe Muzeut Kombetar nderpret koridoret vizuale te projektuara qysh ne shekullin e kaluar per Tiranen, por edhe koridoret ekologjike dhe te ajrosjes se qytetit.

 

– 4 kullat qe jane ne website te kompanise se huaj dhe qe tregojne qarte korrupsionin qe po kryen Edvini i fshihen publikut te kryeqytetit. Ju bej thirrje qytetareve te Tiranes te mos pranojne rrenimin e sheshit “Skenderbej” per te mbushur xhepat dhe kontot e Edvin Kristaq Rama. sb

Share it :