Pas rikthimit për rishqyrtim të ligjit për Radio Televizionin Shqiptar nga ana e presidentit Bujar Nishani kreu I komisionit parlamentar të Medias dhe Edukimit, Genc Pollo I bën thirrje mazhorancës për consensus.
Në daljen e tij për media ai I kujtoi Partisë Socialiste dhe Edi Ramës kushtin e vënë prej tyre në vitin 2012 për konsensus për këtë ligj.
“Të mos harrojmë se ishte PS e Ramës në opozitë që në vitin 2012 vuri si kusht për konsensusin ndaj këtij ligji shumicën e cilësuar në Këshill Drejtues të RTSH për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm. Mazhoranza e PD asokohe e pranoi kushtin e opozitës dhe e votoi kështu ligjin. Sot, mes dy kandidatëve të përzgjedhur nga Këshilli Drejtues, që të dy me jetë aktive politike në PS prej 25 vjetësh, si shenjë kompromisi e bashkëpunimi, anëtarët nga opozita përkrahin njërin prej tyre. Por jo detyrimisht mikun familjar të Edi Ramës. Ndryshimi i ligjit ad hominem, ishte veprim shumë i gabuar i mazhorancës PS-LSI. Uroj që mazhoranca të reflektojë e të mos votojë me nxitim e me inat për ligjin e RTSH”, tha Genc Pollo.





