Shëngjin/ Erozioni detar në përmasa të frikshme, shkulen dhjetëra pisha qindra vjeçare

Me dhjetëra pisha qindra vjeçare kanë rënë, ndësa shumë shtylla të rrjetit të energjisë elektrike janë mbuluar nga uji.

Erozioni detar në zonen e Kunes në Shëngjin ka marrë përmësa të frikshme, duke rrezikuar seriozisht ekzistencen e kësaj perle të bregdetit Shqiptar. Situata ka agravuar nga reshjet e dy ditëve të fundit, pasi baticat e detit i janë afruar rruges, duke krijuar një situatë alarmante.Banoret e zones kërkojnë që të ndërhyhet sa më shpejt.

Ata rrëfejnë se deti ka përparuar gjatë vitëve të fundit, duke marrë mbi 50 metra token, fakt që e tregojnë bunkeret që sot nuk ekzistojnë më.

Alarmi për këtë situatë është dhënë prej vitesh nga ekspertet e mjedisit, por askush nuk ka ndërhyrë.

Si pasojë e reshjeve në Vlorë nuk janë lejuar të dalin në det anijet e peshkimit, ndërkohë që ka pasur vonesa në ankorimin e tragetit të linjës Vlorë Brindizi. Nga kapiteneria e portit të Vlorës, mësohet se deti në në gji ka forcë 5 ballë, ndërsa në det të hapur 6-7 ballë.

 

Share it :