Rishfaqet “mostra Lavdrim Muhaxheri” /VIDEO

Rishfaqet mostra Lavdërim Muhaxheri qe njihet si komandanti i një grupi shqiptaresh qe luftojnë për Shtetin Islamik ne Siri.

Ai është bere protagonist i një videoje shokuese te postuar ne internet nga ISIS.

Në pamje tronditëse shfaqin momentin e ekzekutimit te nje te riu. Kësaj here nuk behet fjale për prerje kokash, por për ekzekutim me antitank.

Viktima raportohet te jete pjesëtar i një fisi, i dënuar me vdekje pas akuzave se luftonte kundër xhihadisteve te ISIS.

Pas ekzekutimit grupi i luftëtareve rrethojnë trupin dhe thërrasin te lumtur “Allahu është me i madhi”.

Sipas mediave kosovare pranë tij gjenden edhe dy shqiptare te tjerë, te njohur si Al Albani dhe Edu Ubejde.

Muhaxheri ishte raportuar i vdekur dhe prej kohesh nuk kishte informacione rreth tij.

Ai kishte grisur pasaportën kosovare dhe ka qene pjese e një tjetër videoje shokuese, ku priste kokën e nje njeriu.

Share it :