Religjionet e krijuara në botën moderne

Kreativiteti

scientologyËshtë një lëvizje e re fetare me bazë në Ilinois të SHBA, që u themelua nga Ben Klassen në vitin 1973. Ky religjion pretendon t’i bashkojë njerëzit e bardhë me anë të një organizate të përbashkët, raciste dhe politike. Kreativiteti fitoi vëmendje në Shtetet e Bashkuara kur Benjamin Nathaniel Smith (themeluesi i religjionit) dha dorëheqje, vrau një numër të madh të njerëzish jo të bardhë.

 

Open Source

U themelua në vitin 2001. Në krahasim me fetë që përdorin struktura autoritare, hierarkike dhe që janë rezistente ndaj ndryshimit, ky religjion promovon diversitetin kulturor, pjesëmarrjen qytetare, vetëvendosjen, decentralizimin dhe beson në teorinë e evolucionit.

 

Mrekullia e dashurisë

Themeluar nga David Swanson dhe bashkëshortja e tij Carole Seidman në vitin 1987, Mrekullia e Dashurisë predikon se ekzistenca jonë është e mbyllur në një cikël vicioz të dhimbjes, vuajtjes, vdekjes, dhe rilindjes. Mrekullia e Dashurisë mëson se njerëzit mund të lirohen prej këtij cikli duke hequr dorë nga egoja dhe duke i shërbyer Zotit Gourasana.

 

Jeta Universale

Themeluar në vitin 1959 nga Kirby H. Hensley, ka 100 mijë besimtarë në të gjithë botën. I njohur gjithashtu si “ULC” (Kisha e Jetës Universale), ajo shërben edhe si një komunitet online. Ky religjion pretendon që promovon lirinë e besimit me sloganin “Ne jemi të gjithë fëmijët e të njëjtit univers”.

 

Scientology Religion

I themeluar nga L. Ron Hubbart në vitin 1953. Ky religjion mëson besimtarët e saj që njerëzit janë qenie të pavdekshme të cilët e kanë humbur kujtesën e jetërave të mëparshme. Scientologjistët besojnë se prejardhja e njerëzve vjen nga një planet tjetër.

 

Shkenca e Lumtur (Happy Science)

Religjion që u themelua ne vitin 1991 nga Ryuhu Okawa. Okawa pretendon që ka kanalizuar shpirtrat e Muhamedit, Krishtit, Budës dhe Konfucios (në mesin e shumë qenieve të tjera) dhe pretendon të jetë mishërim i qenies supreme shpirtërore të quajtur El cantare.

 

Kisha e Modifikimit Trupor

U themelua në vitin 2010. Ky religjion ka një grup të vogël të besimtarëve (disa dhjetëra mijëra) të cilët besojnë që ritet e lashta të modifikimit trupor ngritin spiritualitetin e njeriut. Piercing dhe tatuazhi i karakterizon besimtarët e kësaj kishe.

 

 Mendja e njeriut ka aftësi shëruese

Njerëzit mund të çlirohen nga simptoma të ndryshme sëmundjesh vetëm duke besuar se kurat janë efektive, pavarësisht nëse ato janë apo jo. Por jo vetëm kaq, vet shkenca mjekësore ka arritur në disa përfundime sipas të cilave mendja ndikon në shërimin e trupit. Këtë fakt e shpjegon më së miri efekti Placebo. Fjala placebo vjen nga latinishtja “dua të pëlqej” dhe është një tabletë ose preparat mjekësor, që nuk ka asnjë substancë ndikuese. Placebo është thjesht një efekt dhe për nga definicioni nuk mund të ndikoj si medikament. Janë të njohura edhe operacionet‐placebo si dhe gjilpërat‐placebo të akupunkturës. Në përgjithësi fjala placebo përdoret thjesht për diçka pa kurrfarë ndikimi, që megjithatë shkakton një efekt. Në mjekësi dallohen disa lloje të placebos: Placebo të vërtetë ose të pastër: kështu emërohen medikamentet, të cilat përmbajnë vetëm laktozë ose amidon, si dhe mjete tjera ndihmëse si korrigjues të shijes ose ngjyra. Placebo false ose pseudoplacebo: ato përmbajnë substanca që ndikojnë, por të cilat kanë aq doza të vogla ose nuk ndikojnë fare kundër sëmundjes për të cilën përdoren, p.sh antibiotikët kundër një infeksioni me virus. Gjatë një shërimi spontan trupi mënjanon sëmundjen pa ndikime të jashtme. Gjatë placebo‐efektit nxitet trupi që të shërohet, nën ndikimin e faktorëve te jashtëm, që së paku kanë një ndikim përforcues mbi shërimin. Studimet kanë treguar se gjatë periudhave të traumave, njerëzit ngulitin përvoja që kanë nivele të larta përmbajtjeje emocionale. Trupi mund të mbajë informacion përtej nivelit të ndërgjegjes, si mekanizëm mbrojtës, kështu që kujtimet priren të shkëputen ose të kthehen në amnezi. Informacioni nuk është i vlefshëm në gjendjen normale të ndërgjegjshme dhe mekanizmi mbrojtës i trupit na mban larg nga pozicioni ku vetëdija e trup/mendjes sonë e interpreton të dhimbshme apo traumatike. Një zonjë e quajtur Evy McDonald në vitin 1980 u diagnostikua me sëmundjen Amyotrophic Lateral Sclerosis. Mjekët i dhanë asaj vetëm një vit jetë. Sot, pas shumë vitesh, ajo jo vetëm që është gjallë, por gëzon shëndet të plotë. Duke përdorur vetëm procese të kuptuara në mënyrë të thjeshtë (Placebo psikoaktive), aftësitë e trupit për të shëruar veten janë shumë më mbresëlënëse se çdo lloj gjëje që mjekësia moderne mund të krijojë. Placebo psikoaktive nuk e kanë ndikimin e medikamentit por imitojnë ndikimet anësore të tij. Placebot përdoren kryesisht në kërkimet shkencore. Me ane të këtyre studimeve bëhet kontrolli i saktë i ndikimit të medikamenteve. Një pjesë e pacientëve merr medikamentin për të cilin bëhet studimi, përderisa pjesa tjetër e merr placebon si kontroll. Këto studime quhen edhe “studime të verbëta dyfishe” pasi që as mjeku e as pacientët nuk e dinë se cili grup e ka placebon e cili medikamentin, që me të vërtetë ndikon. Kjo mbron nga ndikimet e jashtme të padëshiruara gjatë gjurmimit shkencor. Efekti i placebos është shërim spontan, edhe pse dyshohet që gjatë tij rrjedhin po të njëjtat procese kimike.

Share it :