Madonna ka konfirmuar performancën e saj në Brit Awards përmes rrjetit social Twitter. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Brit Awards në Twitter, duke shkruar se janë shumë të gëzuar që Madonna është ndër yjet që do të performojë në Brit Awards, si Sam Smith, Ed Sheeran, Taylor Swift, etj. Raportohet se këngëtarja do të performojë edhe në Grammy Awards, në 8 shkurt.
Michel Lewin, modelja muskuloze
Dikur ishte një modele, por tani profesioni i saj është ‘bodybuilding’. Por, Michel Lewin vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut dhe të merret me modelizëm, falë formave drithëruese të trupit. Këto forma trupore Lewin i ka ndërtuar falë një aktiviteti të vazhdueshëm fitnesi, ku stërvitet pesë ditë në javë. Ndoshta nuk jeni joshur shumë nga vajzat që merren me fitnesin e ndërtimit të muskujve (bodybuilding), por kur të shihni fotot do të ndryshoni mendje.
Kinshuk Mahajan, “Ranvier”, i lumtur nga martesa e tij
Aktori indian, Kinshuk Mahajan, i njohur në Shqipëri si Ranvier, ndihet i lumtur krah bashkëshortes së tij, duke rrëfyer se nuk ka frikë nga martesa. “Kam dëgjuar shpesh që njerëzit thonë se ndodhin ndryshime pasi martohesh, por në të vërtetë unë vazhdoj të ndihem i lumtur dhe mendjehapur”. Aktori Mahajan është martuar në nëntor të vitit 2011 me Divya Gupta. Nga ana tjetër prindërit e tij ndihen të lumtur për martesën e Kinshuk me nusen e tij Divya. Në dasmën e Kinshuk, nuk kanë munguar as miqtë e tij më të mirë si Angad Hasija (i njohur si Aleku) dhe Mohit Sehgal, me të cilët Kinshuk ka ndarë momente të bukura miqësore. Nusja e tij me veshjen karakteristike duket me të vërtet shumë e bukur, si dhe është shprehur se ndihet e lumtur në krahët e partnerit të saj.
Çifti Kunis – Kutcher puthen me Natalie Portman
Mila Kunis ka pranuar se e vetmja femër që ajo dhe partneri i saj Ashton Kutcher kanë puthur është Natalie Portman. Aktorja, e cila ka pasur një skenë puthjeje në 2010 në filmin “Black Swan” me Natalie Portman ka pranuar për një intervistë për “Reddit” se kjo e fundit është një puthëse e këndshme dhe shumë e sjellshme. Fakti interesant është se edhe partneri i saj, aktori Ashton Kutcher, ka pasur skena puthjesh me Natalie Portman në 2011, në komedinë “No Strings Attached”. Duke folur për puthjen e saj me Portman në film, Mila ka thënë se kur puthesh, nuk mendon për këtë të fundit, për sa kohë ke gjithë stafin e xhirimit rreth e përqark.
Miley Cyrus bën tatuazh peshkun e ngordhur
Ajo është shprehur se dashuron në ekstrem kafshët dhe lidhur me këtë Miley ka bërë tatuazh peshkun e saj, i cili fatkeqësisht ka ngordhur. Këtë foto, Miley e ka publikuar në Instagram, ku ka shprehur keqardhje për një krijesë të vogël si peshku. Këngëtarja më tej është shprehur se e urren lamtumirën dhe e konsideron të vështirë “ndarjen” nga peshku ngjyrë vjollcë.
Emily Ratajkowski, imazhi i “Yamamay Saint Valentine’s Day”
Ajo është bërë e famshme për fizikun e saj mahnitës, gjë që e shfaqi për herë të parë edhe në klipin “Blurred Lines”, por Emily Ratajkowski nuk lë asnjë mundësi t’i shpëtojë prej duarve për të treguar sërish format e saj. Këtë herë, modelja 23-vjeçare ka nxjerrë në pah bukurinë e saj natyrore gjatë një publiciteti për markën italiane të të brendshmeve, Yamamay. E lindur Britani, por me nënshtetësi amerikane, modelja prezanton linjën përmes një klipi me “slow-motion” (lëvizje të ngadalësuara), të titulluar “Yamamay Saint Valentine’s Day”. Emily u prezantua për herë të parë përpara modës së modelingut, përmes videoklipit të Robin Thicke, TI dhe Pharrell, dhe që nga ai moment tërhoqi vëmendjen, ashtu sikurse tërhoqi edhe një lumë kritikash për shkak se shfaqej nudo. Por, këngëtarja bën të ditur se ajo video i dha asaj mundësinë dhe platformën e nevojshme për ta bërë mendjen e saj të flasë.





