Fondi i veçantë, sa do të kenë sivjet në dispozicion institucionet

Ervin Kaduku

para-kazanma-yontemleriMinistria e Financave ka përcaktuar, me anë të një udhëzimi të titullarit të saj, një fond të veçantë prej 1.3 miliardë lekësh ose afro 9.3 milionë euro për shpërblime apo ndihma të posaçme në favor të punonjësve të institucioneve dhe dikastereve qendrore gjatë vitit 2015. Në përputhje me një VKM të vitit 2010, fondi i veçantë në njësitë e qeverisjes së përgjithshme krijohet në masën 5% të fondit të pagave dhe përfshin vetëm fondin e pagave për numrin faktik organik të punonjësve buxhetorë. Në këtë fond nuk përfshihet fondi i pagave për punonjësit në listë pritjeje, me kontratë të përkohshme, për ushtarakët në reformë, për punonjësit në dispozicion, për pagesën e bashkëshortëve të ushtarakëve dhe atë të studentëve ushtarakë.

Fondi i veçantë përdoret nga drejtuesit e njësive të qeverisjes së përgjithshme për: shpërblimin e punonjësve për rezultate të mira në punë; shpërblimin e punonjësve në fund të vitit kalendarik; shpërblime të tjera, të parashikuara me akte të tjera ligjore apo nënligjore; dhënie ndihmash të menjëhershme për raste fatkeqësish dhe për raste të tjera e veprimtari social-kulturore.

Në ndihma të menjëhershme për raste fatkeqësish dhe raste të tjera, të cilat përballohen nga fondi faktik i veçantë, përfshihen pagesat për rastet e vdekjes së punonjësit të institucionit. Pagesa i jepet familjes së punonjësit nga titullari i institucionit në masën e një page mujore, por jo më pak se 50.000 lekë; vdekjes së një anëtari të familjes së punonjësit (bashkëshorti/ja, prindërit apo fëmijët). Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në 30.000 lekë, për çdo rast; sëmundjeve të rënda të punonjësit, kur kërkohet një ndërhyrje kirurgjikale apo një trajtim mjekësor i gjatë. Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në 50.000 lekë, për çdo rast; daljes së punonjësve në pension pleqërie. Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në masën e një page mujore.

Fondi i veçantë i njësive shpenzuese nuk është pjesë e fondit të pagave, pasi ky fond alokohet dhe përdoret me miratim të Ministrit të Financave. Limiti maksimal i fondit të veçantë, i parashikuar për t’u përdorur për çdo njësi të qeverisjes qendrore, është përcaktuar në tabelën e mëposhtme.

Njësitë e qeverisjes qendrore njoftojnë të gjitha njësitë shpenzuese të varësisë për limitin maksimal të fondit të veçantë për t’u shpenzuar prej tyre.

Kërkesat për përdorimin e fondit të veçantë, brenda limitit të njoftuar, do të paraqiten rast pas rasti nga njësitë e qeverisjes qendrore tek nëpunësi i parë autorizues, i cili i shqyrton nëpërmjet strukturës përgjegjëse për buxhetin dhe propozon për miratim tek Ministri i Financave. Kjo kërkesë duhet të përmbajë edhe informacionin lidhur me shumën e përdorur nga fondi i veçantë deri në momentin e paraqitjes së kësaj kërkese.

 

Emërtimi i Ministrisë /Institucionit Buxhetor

Fondi i veçantë

 

 Presidenca

1.074.000

Kuvendi

3.618.000

 Kryeministria

3.208.000

 Ministria Zhvillimit Ekonomik,Tregtisë Sipërmarrjes

6.190.000

 Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave

30.202.000

 Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës

5.794.000

 Ministria e Financave

100,499.000

 Ministria e Arsimit dhe Sportit

541.162.000

 Ministria e Kulturës

14.317.000

Ministria e Shëndetësisë

48.956.000

Ministria e Drejtësisë

67.343.000

Ministria e Punëve të Jashtme

1.993.000

Ministria e Brendshme

207.485.000

Ministria e Mbrojtjes

127.139.000

Shërbimi Informativ Shtetëror

12.903.000

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

1.964.000

Akademia e Shkencës

410.000

Kontrolli Lartë i Shtetit

2,417.000

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

40.067.000

Ministria e Mjedisit

17.624.000

Prokuroria e Përgjithshme

11.985.000

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

18.924.000

Gjykata Kushtetuese

763.000

Agjencia Telegrafike Shqiptare

565.000

 Instituti Statistikës

3.335.000

Shkolla e Magjistraturës

339.000

Qendra Kombëtare e Kinematografisë

127.000

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

707.000

Avokati i Popullit

721.000

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil

438.000

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

777.000

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave

848.000

Autoriteti i Konkurrencës

523.000

Ministria e Integrimit

1.470.000

Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit

85.000

Institucione të tjera Qeveritare

5.582.000

Agjencia Kombëtare Shoqërisë Informacionit

1.003.000

Agjencia Kombëtare e Certifikimit Elektronik

127.000

Drejtoria Sigurimit të Informacionit Klasifikuar

424.000

Agjencia e Prokurimit Publik

396.000

Komiteti Shtetëror i Minoriteteve

113.000

Agjencia Kombëtare e Teknologjisë dhe Inovacionit

212.000

Komisioni i Prokurimit Publik

283.000

Inspektorati Qendror

212.000

Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike

85.000

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG)

410.000

Departamenti i Administratës Publike

608.000

Sekretariati I Ujit

325.000

Shkolla e Administratës Publike

240.000

ADISA

1.145.000

Mbështetje për shoqërinë civile

184.000

Komisioneri për te Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

495.000

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

325.000

Instituti i studimeve të krimeve të komunizmit

212.000

Ministria e Energjisë dhe Industrisë

5.893.000

 Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit

11.335.000

Share it :