Bllokohet aksi Tiranë-Elbasan nga rrëshkitja e dheut  në fshatin Ibë

Bllokohet aksi Tiranë-ElbasanNjë situatë e rëndë është krijuar sot në rrugën Tiranë-Elbasan, në fshatin Ibë të Tiranës, pasi një masiv dheu është shkëputur rreth mesnatës, ka bllokuar rrugën duke marrë me vete edhe një shtyllë të tensionit të lartë e ka detyruar edhe 30 familje të zhvendosen nga shtëpitë për shkak të rrezikut që paraqitet. Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi ka marrë masat për evakuimin e 30 familjeve nga ky terren, shtëpitë e të cilave rrezikojnë të rrëzohen.Policia ka bllokuar të dy krahët e rrugës Tiranë-Elbasan dhe ka orientuar makinat të lëvizin nga Durrësi për në Elbasan.

Policia ka konfirmuar se shkëputja e masivit është bërë nga traseja e autostradës Tiranë-Elbasan, duke rënë në rrugën e vjetër Tiranë-Elbasan. Prefekti i Qarkut të Tiranës, Sadi Vorpsi ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për tu njohur nga afër me problematikën. “Gjendja në Ibë është e rëndë, po mundohemi për zgjidhje. Nëse vijojnë reshjet, do të shtohen rreziqet”, ka thënë prefekti Vorpsi.  Bllokimi i rrugës ka rënduar trafikun në drejtim të Elbasanit e si rrjedhim, Policia Rrugore po i orienton makinat të kalojnë nga Durrësi. Aktualisht qarkullimi rrugor Tiranë-Elbasan është i bllokuar.

Share it :