Ndryshimet në 2015/ Pensionistët, përfitimet nga të gjitha kompesimet, sa do të shtohen pas 1 janarit  

Driçim Çaka

Dokumentet që do të duhen për përfitimin e kompesimeve

pensioni22Sa herë që qeveria bën rritje të çmimit të energjisë elektrike apo të çmimit të bukës, pensionistët dhe shtresat në nevojë përfitojnë kompesim. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore sot çdo pensionistë, invalid, i verbër dhe shtresat e tjera përfitojnë 8 lloje kompesimesh. Nga 1 janari me ndryshimin e çmimit të energjsë elektrike që qeveria ka planifikuar, këtyre kompesimeve do ti shtohet dhe një tjetër përfitim. Por çfarë kompesimi përfitojnë sot të moshuarit nga rritja e çmimit të energjisë ndër vite. “Kompesimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse në masën 350 dhe 700 lekë, e përfitojnë të gjitha kategoritë e pensioneve të pleqërisë, të invaliditetit dhe ato familjare të qytetit, dhe në masën 200 lekë pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, kur përfituesit banojnë në fshat. Pensionistët e fshatit, kur banojnë në qytet, përfitojnë 350 lekë. Dokumentacioni që nevojitet për përfitimin e 350 lekëve: Deklaratë personale, që plotësohet nga përfituesi pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, në vendbanimin e tij. Fotokopje e kontratës të energjisë elektrike nga operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike. Dokumentacioni që kërkohet për përfitimin e shtesës prej 700 lekëve: Dokumentat e mësipërme dhe çertifikatë familjare, kur ka fëmijë në ngarkim, me kusht që ata të jenë deri në moshën 18 vjeç, dhe kur vazhdojnë shkollën deri në 25 vjeç, duke paraqitur vërtetimin e shkollës. Kur ka persona në ngarkim mbi këtë moshë, duhet të paraqitet dhe vërtetim nga zyrat e punësimit, nga zyra tatimore e Bashkisë dhe komunave dhe nga zyra e tatim-taksave”, – thuhet në manualin e përfitimeve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

 

Çfarë shtohet

Nga 1 janari për të gjithë pensionistët, të verbërit, invalidët do të shtohet dhe kompesimi prej 700-800 lekë (të reja), për heqjen e fashës mbrojtëse të energjisë elektrike prej 30 KW. Ndryshe nga përfitimet e tjera këtë kompesim pensionistët dhe shtresat e tjera në nevojë do ta përfitojnë një herë në 6 muaj dhe lekët do të jepen që në momentin kur do të ndryshojë çmimi i energjisë elektrike. Dokumenti i vetëm për të përfituar këtë kompesim do të jetë fatura e energjisë elektrike.

 

Kompesimi 500 dhe 700 lekë

Kompensimi i të ardhurave mujore të pensionistëve në masën deri në 500 lekë :E përfitojnë të gjitha pensionet e pleqërisë, të plotë, të pjesshëm, të reduktuar dhe pensionet familjare të plota e të pjesshme të qytetit. Masa e përfitimit: 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pjesëshme të pleqërisë dhe familjare. 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë të plota, minimale dhe pensionet e plota familjare minimale. Deri në 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë, e cila llogaritet si diferencë ndërmjet kufirit të mësipërm me pensionin e caktuar brenda këtij kufiri. Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin. Kompensimi i të ardhurave mujore të pensioneve të qytetit deri në masën 760 lekë: E përfitojnë të gjitha pensionet e pleqërisë, të plota, të pjesshme, të reduktuara, pensionet e nvaliditetit të plotë, të reduktuar, të pjesshëm dhe pensionet familjare të plota, të pjesshme të qytetit. Masa e përfitimit: Përfitojnë deri në 760 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 760 lekë dhe ajo që del pjestohet me pensionin bazë. Përfitojnë 760 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare. Përfitojnë deri në 760 lekë në muaj të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë, në zbatim të VKM nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“ – plus 760 lekë, e cila llogaritet si diferencë ndërmjet kufirit të mësipërm dhepensionit të caktuar. Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.

 

Kompesimi 195 dhe 200 lekë

Kompensimi i të ardhurave mujore të pensioneve të qytetit në masën deri në 195 lekë: Përfitojnë të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesëshme familjare të qytetit. Të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invaliditetit dhe familjare të qytetit. Të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t’iu jenë llogaritur të gjitha kompensimet, sipas VKM nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, VKM nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“. Masa e përfitimit: Përfitojnë deri në 190 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i shumëzimit të pensionit të caktuar me 190 lekë dhe kjo që del pjestohet me pensionin bazë. Përfitojnë 195 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare. Përfitojnë deri në 190 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal. Kompensimi i të ardhurave mujore të pensioneve të qytetit nëmasën deri në 200 lekë: Përfitojnë të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit. Të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invaliditetit dhe familjare të qytetit. Të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t’u jenë llogaritur të gjitha kompensimet. Masa e përfitimit: Deri në 200 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar në momentin e lindjes të të drejtës me 200 lekë dhe kjo që del pjestohet me pensionin bazë të vitit të lindjes së të drejtës.195 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë të invaliditetit dhe familjare. Deri në 200 lekë lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë Nga kjo shumë zbritet masa e pensionit të përfituarnë momentin e lindjes së të drejtës. Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.

 

Kompensimi i pensioneve të fshatit

Kompensimi i të ardhurave mujore të pensionistëve që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar fshati, deri në 690 lekë në muaj. Kush e përfiton: Të gjitha pensionet e pleqërisë të plota dhe të pjesëshme.Të gjitha pensionet e invaliditetit të plota, të reduktuara dhe të pjesëshme. Të gjitha pensionet familjare të plota dhe të pjesëshme të fshatit. Masa e përfitimit: Deri në 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesëshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 690 lekë dhe prodhimi që del, pjestohet me pensionin bazë të miratuar; 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare. Deri në 690 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 690 lekë, dhe nga kjo shumë zbresim pensionin e caktuar brenda këtij kufiri. Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.

 

Share it :