Shkodër/ Sherr me thika, plagosen dy të rinj

vrasje_me_thike_71124Dy të rinj mbetën të plagosur pas një sherri me thika mbrëmë pas mesnate në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Vasil Shanto”, në vendin e quajtur Dollari.

Nga burimet policore mësohet se shkak i grindjes ka qenë një konflikt banal mes të rinjve, pas një debati në një nga lokalet e zonës.

Më pas ata janë përleshur me thika edhe jashtë lokalit.

Si pasojë e plagëve të marra, një prej të plagosurve u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Policia e Shkodres ka bërë shoqërimin e 4 personave të cilët dyshohet se kane lidhje me këtë ngjarje.

Share it :